Vjosa Osmani njofton se kur do të ftohen liderët e partive për datën e zgjedhjeve

Liderët e partive politike do të thirren gjatë ditës së sotme për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve të reja, pas nxjerrjes së dekretit nga ana e Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Parlamentit. Këtë e tha vetë Presidentja Osmani në një konferencë për media. “Menjëherë sot do të ftohen liderët e partive për datën…

Lajme

06/03/2026 09:21

Liderët e partive politike do të thirren gjatë ditës së sotme për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve të reja, pas nxjerrjes së dekretit nga ana e Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Parlamentit.

Këtë e tha vetë Presidentja Osmani në një konferencë për media.

“Menjëherë sot do të ftohen liderët e partive për datën e zgjedhjeve sepse siç e dini është obligim që të konsultohen paraprakisht, dhe është pasojë e nevojshme menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit dhe të shpallen zgjedhjet e reja. Paraprakisht duhet një konsultim formal me partitë politike, dhe menjëherë pas kësaj do të caktohet data”, u shpreh Osmani.