Vjosa Osmani ia uron Joe Bidenit Ditën e Presidentëve
Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, ia ka uruar Ditën e Presidentëve Joe Bidenit, presidentit të Sheteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lajme
Përmes një postimi në Twitter, Osmani tha se amerikanët çdoherë do gjejnë president që ua përfaqëson interesat e tyre.
“I nderuar Joe Biden, urime Dita e Presidentëve. Dita e sotme duhet të shërbejë si kujtesë për t’u udhëhequr nga mençuria dhe maturia e atyre që ishin themeluesit e demokracive tona. Jam i bindur që amerikanët gjithmonë do të gjejnë një President që përfaqëson më së miri interesin dhe nevojat e tyre”, shkroi ajo.
Dita e Presidentëve, njihet si Ditëlindja e Uashingtonit. /Lajmi.net/
Dear President @JoeBiden, Happy #PresidentsDay. Today is a reminder to be guided by the wisdom & prudence of those that were the founders of our democracies. I am convinced that in you, the ?? people will always find a President that represents best their interest and needs.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) February 15, 2021