Vjosa Osmani i ndan Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike Alicia Kearns

Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike Alicia Kearns, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e saj për paqe dhe siguri në Kosovë dhe rajon. Gjatë ceremonisë, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin e vazhdueshëm të deputetes Kearns…

Lajme

16/02/2026 21:36

Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike Alicia Kearns, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e saj për paqe dhe siguri në Kosovë dhe rajon.

Gjatë ceremonisë, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin e vazhdueshëm të deputetes Kearns në ngritjen e vetëdijes për sfidat dhe rreziqet me të cilat përballet Republikës së Kosovës dhe i gjithë Ballkani Perëndimor.

Presidentja e cilësoi deputeten Kearns si një mike të madhe të Kosovës, duke theksuar se populli i Kosovës është falënderues për përkrahjen e saj të vazhdueshme dhe për kontributin në forcimin e partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. /Lajmi.net/