Vjosa Osmani bojkoton edhe mbledhjen e sotme të kryesisë së LDK-së

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, nuk po merr pjesë në mbledhjen e sotme të kryesisë së LDK-së.

Lajme

02/06/2020 18:43

Të paktën kështu vërehet nga disa fotografi që ka postuar LDK në Facebook, brenda kësaj mbledhjeje.

Ndryshe, nesër me fillim prej orës 11:00 pritet të nis seanca për votimin e qeverisë Hoti.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës tash e disa herë kanë potencuar se i kanë numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë. /Lajmi.net/