Vjen reagimi i parë nga faqja zyrtare e Gjestit në Instagram: Ende jemi të tronditur dhe me një dhimbje shumë të madhe në zemër
Pas incidentit tronditës që ndodhi gjatë transmetimit live të Big Brother VIP Albania, ku konkurrenti Jozi goditi fizikisht Gjestin në një moment të papritur dhe të paprecedentë, reagimet e opinionit publik, figurave të njohura dhe fansave nuk kanë munguar. Pamjet e dhunës u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar zemërim të madh në…

ShowBiz
Pas incidentit tronditës që ndodhi gjatë transmetimit live të Big Brother VIP Albania, ku konkurrenti Jozi goditi fizikisht Gjestin në një moment të papritur dhe të paprecedentë, reagimet e opinionit publik, figurave të njohura dhe fansave nuk kanë munguar.
Pamjet e dhunës u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar zemërim të madh në publik.
Gjestit, një nga konkurrentët më të dashur të këtij edicioni, i është dhënë përkrahje e gjerë nga figura të njohura të estradës, por edhe nga ndjekësit anembanë botës.
Një ndër reagimet më të ndjera dhe të fuqishme është ai i publikuar në profilin zyrtar të Gjestit, ku shprehet dhimbja, por edhe krenaria për mënyrën si Gjesti reagoi përballë dhunës.
Reagimi i plotë plotë:
“Ende jemi të tronditur dhe me një dhimbje shumë të madhe në zemër nga ajo që ndodhi mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP.
Pamjet e dhunës fizike ndaj Gjestit ishin të vështira për t’u parë. Dhe akoma më të vështira për t’u përjetuar si njerëz që e njohim, e duam dhe që e dimë sa zemërmirë dhe i pastër është.
Askush nuk meriton të dhunohet – as brenda një loje, as jashtë saj.
Gjesti hyri në atë shtëpi me respekt, me edukatë dhe me zemrën plot mirësi. Nuk e meritoi kurrë një përballje të tillë të dhunshme.
Dhimbja që ndjejmë është e madhe, por jemi krenarë për të.
Krenarë që edhe në atë moment, zgjodhi të mos reagojë me dhunë.
Krenarë që qëndroi i fortë dhe i qetë, edhe kur u sulmua padrejtësisht.
Ky postim nuk është vetëm një reagim. Është një thirrje. Për drejtësi. Për reflektim. Për njerëzi. Sepse dhuna nuk mund dhe nuk duhet të jetë kurrë pjesë e asnjë formati, asnjë loje, asnjë shoqërie që pretendon të jetë e shëndetshme.
Faleminderit nga zemra të gjithëve ju që jeni në krah të Gjestit.
Dashuria juaj i jep forcë.”
Gjesti, nga ana tjetër, po përballet me situatën me qetësi dhe forcë, duke marrë përkrahje të madhe nga publiku brenda dhe jashtë vendit.