Vjen Mercedes-AMG GLE i ri, shpejtësia e tij po “çmend” të gjithë

Mercedes, kompani prodhuese e makinave, ka lansuar versionin ‘Coupe’ të serisë AMG, shpejtësia maksimale e të cilit arrin në  280 km në orë.

Auto & Tek

19/02/2020 16:38

Përformancat e Mercedes-AMG GLE 63 S Coupe po “tmerrojnë” apasionantët e makinave. Modeli, nën kofano posedon motor i cili i mundëson atij të arrij 603 kuaj-fuqi. I njëjti përshkon 100 kilometra në orë për vetëm 3,7 sekonda, transmeton lajmi.net.

Ndërmarrja gjermane vitin e kaluar, paraprakisht, lansoi modelin Mercedes AMG GLE 63 S, i cili konsiderohet modeli amë i versionit ‘coupe’.

Ndryshimet nga version i kaluar mund të vërehen nga eksterieri i automobilit, duke u vënë në pah linjat më të rrumbullakosura, gjë që është e natyrshme për modelet ‘coupe’.

Përveç tjerash, një ndryshim tjetër mund të vërehet edhe tek grilli Panamerica, pjesët për pasqyra dhe gomat e reja AMG me perimetër prej 55 centimetrash.

Lansimi i makinës do bëhet në vitin e ardhshëm, përkatësisht më 2021-ën, derisa çmimi ende nuk është bërë i ditur. /Lajmi.net/