Vjen lajmi i keq nga shkenca për gjumashët

Sasia e rekomanduar e gjumit për të rriturit është gjashtë deri në tetë orë në natë. Duke fjetur më shumë se kaq, rritet edhe rreziku i vdekjes dhe sëmundjeve kardiovaskulare, thotë një studim global botuar të mërkurën në Gazetën Evropiane të Zemrës.

Lifestyle

05/12/2018 17:12

Duke parë të dhënat nga 21 vende, në shtatë rajone, ekipi hulumtues zbuloi se njerëzit që flinin më shumë se kufiri i vendosur prej tetë orësh rrisnin rrezikun e problemeve madhore kardiovaskulare, siç janë goditja e zemrës ose dështimi i zemrës, si dhe vdekja deri në 41%, transmeton lajmi.net.

Por një arsye e mundshme për këtë mund të jetë se “gjumashët” paraprakisht mund të kenë probleme të caktuara shëndetësore, që i bëjnë ata të flenë më gjatë, shpjegojnë autorët e studimit.

Ekipi, i udhëhequr nga Chuangshi Wang, Ph.D. student në McMaster, gjithashtu identifikuan një rrezik në rritje nga personat që flinin ditën.

Studimet e mëparshme në lidhje me këtë temë u zhvilluan kryesisht në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Japoni. Studimi i ri sjell një pamje globale.

Por gjetjet janë ende në vëzhgim, që do të thotë se shkaku i problemeve të zemrës dhe rreziqeve nga vdekje mbetet i panjohur. /Lajmi.net/