“Vjedhje patriotike”, përvetësuan 7 milion euro të destinuara për Kosovën
Prokuroria serbe për Krim të Organizuar ka përgatitur aktakuzë për Nebojsha Çoviqin, ish kreu i Qendrës Koordinuese për Kosovë dhe Metohi në qeverinë e Serbisë. Ai dhe pesë persona të tjerë dyshohet se kanë keqpërdorur rreth 7 milion euro, të destinuara për blerjen e banesave dhe objekteve të ndërtimit për personat e zhvendosur nga Kosova.
Lajme
Urdhër hetimi për gjashtë të dyshuarit, përfshinë hetimin për periudhën gjatë viteve 2003, 2004 dhe 2005, me pretendimin se janë përvetësuar më shumë se 850 milion dinar (rreth 7 milion euro).
Hetimi për krim të organizuar i Prokurorisë serbe ka vazhduar për disa vite. Ai përfshin ndërtimin e katër ndërtesave të banimit, në veri të Mitrovicës. (lajmi.net)