Vjedhje në Istog, hajnat hyjnë në stan dhe vjedhin pushkën e gjuetisë me 15 fishekë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në Bjeshkën e Kaliqanit në Istog, ku persona të panjohur kanë vjedhur një pushkë gjuetie dhe 15 fishekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 20 tetor 2026, nga një burrë kosovar, i cili ka bërë të ditur se persona të panjohur kanë hyrë në stanin…

Lajme

22/10/2026 09:33

Një vjedhje e rëndë është raportuar në Bjeshkën e Kaliqanit në Istog, ku persona të panjohur kanë vjedhur një pushkë gjuetie dhe 15 fishekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 20 tetor 2026, nga një burrë kosovar, i cili ka bërë të ditur se persona të panjohur kanë hyrë në stanin e vëllait të tij, shkruan lajmi.net.

Nga aty, të dyshuarit kanë marrë një pushkë gjuetie dhe 15 fishekë, për të cilët pronari posedon leje.

“Ankuesi mashkull kosovar, raporton se persona të panjohur kanë hyrë brenda në stanin e vëllait të tij dhe kanë vjedhur një armë pushkë gjuetie dhe 15 fishekë për të cilën ka leje”, thuhet në raportin policor.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/