Vizita në Shqipëri e Ambasadorit të SHBA-së në NATO, Whitaker shkon në Bazën e Kuçovës: Shqipëria, nyje logjistike e Aleancës në rajon
Matthew Whitaker, ambasadori i SHBA-së në NATO vizitoi sot Shqipërinë ku pati takime me të dërguarën me punë, Nancy VanHorn si dhe në Kryeministri u takua me kryeministrin Edi Rama. Gjithashtu, Whitaker së bashku me VanHorn dhe ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufin fluturuan mbi bazën ajrore të Kuçovës e cila është rinovuar përmes fondeve të…
Lajme
Matthew Whitaker, ambasadori i SHBA-së në NATO vizitoi sot Shqipërinë ku pati takime me të dërguarën me punë, Nancy VanHorn si dhe në Kryeministri u takua me kryeministrin Edi Rama.
Gjithashtu, Whitaker së bashku me VanHorn dhe ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufin fluturuan mbi bazën ajrore të Kuçovës e cila është rinovuar përmes fondeve të NATO-s.
Në postimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, thuhet se Whitaker dhe Nufin diskutuan aftësinë e Shqipërisë për t’u bërë një nyje strategjike e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Postimi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranës:
Duke fluturuar mbi Bazën Ajrore të Kuçovës, e rinovuar përmes fondeve të NATO-s, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, diskutuan aftësinë e Shqipërisë për t’u bërë një nyje logjistike e NATO-s në rajon përmes investimeve në Korridorin VIII, si dhe mënyrat se si Shqipëria mund ta çojë sigurinë rajonale në nivele më të larta përmes rritjes së shpenzimeve në fushën e mbrojtjes.
Gjithashtu dhe vetë Whitaker, përmes një postimi në X, ndau disa momente nga vizita e tij e sotme në Shqipëri, ku ndër të tjera u diskutua angazhimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes dhe se si mund të arrihet objektivi i Trump për vendet e NATO-s me 5% të buxhetit për investime në mbrojtje.