Vizita e Thaçit në QKUK, tekniku i Radiologjisë: EULEX-i s’na linte të flisnim, vetëm përshëndetje
Tekniku i Radiologjisë, Selman Rexhepi, ka folur për vizitën e ish- presidentit Hashim Thaçi në QKUK, ku e vizitoi sot babanë e tij. Ai tha se e ka takuar “me lot në sy” Thaçin. “Jam shumë i lumtur që e kam takuar… Ai është luftarak i madh i çështjes kombëtare. Të gjithë luftëtarëve që janë…

Lajme
Tekniku i Radiologjisë, Selman Rexhepi, ka folur për vizitën e ish- presidentit Hashim Thaçi në QKUK, ku e vizitoi sot babanë e tij.
Ai tha se e ka takuar “me lot në sy” Thaçin.
“Jam shumë i lumtur që e kam takuar… Ai është luftarak i madh i çështjes kombëtare. Të gjithë luftëtarëve që janë në Hagë po u bëhet e padrejtë”, tha ai.
Rexhepi shtoi se EULEX-i nuk e ka lënë të fliste me Thaçin.
“Veç përshëndetje se nuk na linte EULEX’i”-i, tha ai në T7.
Rexhepi shtoi se Thaçi qëndroi pranë babait të tij për rreth tri orë.
Ai tha se gjendja e babait të Thaçit “nuk është e mirë”.