Vizita e shefit të CIA-s/ Aeroplani ushtarak amerikan dhe autokolona e përcjellë nga forca të shtuara policore në Prishtinë

Njeriu kryesor i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns tashmë ka arritur në Kosovë. Aeroplani me të cilin ka udhëtuar Burns nga Bosnja në Serbi, e sot në aeroportin “Adem Jashari” është parë i ndaluar në zonën “VIP”. Aeroplani i llojit “Us air force 7181”, u pa pikërisht në Sllatinë.   Edhe pse…

Lajme

22/08/2024 14:02

Njeriu kryesor i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns tashmë ka arritur në Kosovë.

Aeroplani me të cilin ka udhëtuar Burns nga Bosnja në Serbi, e sot në aeroportin “Adem Jashari” është parë i ndaluar në zonën “VIP”. Aeroplani i llojit “Us air force 7181”, u pa pikërisht në Sllatinë.

Foto: REL

 

Edhe pse zyrtarët shtetëror nuk e kanë bërë të ditur ende vizitën e tij në Kosovë, padyshim se kjo është e një rëndësie tejet të madhe.

Vizita e Burns në Kosovë po bëhet një ditë pasi qëndroi në Beograd, e dy ditë pasi vizitoi Bosnje dhe Hercevoginën.

Në një përcjellje të madhe të zyrtarëve policorë të Kosovës, autokolona e Burns është përcjellur nga aeroporti në drejtim të qendrës së Prishtinës.

Ambasada amerikane në Prishtinë nuk i është përgjigjur pyetjes nëse Burns po viziton Kosovën. Përgjigje për Radion Evropa e Lirë për këtë çështje nuk dhanë as nga Presidenca e Kosovës, e as nga Ministria e Punëve të Brendshme./Lajmi.net/

Foto: REL

Drejtori i CIA-s sot në Kosovë