Vitia përfituese nga PDK
Kryeministri Thaçi bashkë me kandidatin për Kryetar nga radhët e PDK’së për Viti, Nexhmedin Arifin, zhvilluan fushatë nëpër rrugët e qytetit.
Lajme
Kryetari i PDK’së dhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh i bindur në suksesin e Nexhmedin Arifit në zgjedhjet e 3 nëntorit, të premten.
Sipas tij, kjo vjen si rezultat i përkrahjes masive që ka Arifi tek qytetarët e komunës së Vitisë.
Arifi ka thënë se do të vazhdojë me vizionin për një Viti Europiane.
“Të gjithë do të jenë përfitues direkt të qeverisjes së mirë të PDK’së”.
“Qytetarët të cilët takuan Kryeministrin dhe kandidatin tonë u deklaruan pro vizionit europian të Partisë Demokratike të Kosovës dhe për vazhdimin e mandatit të kryetarit Arifi”, thuhet në njoftimin e PDK’së.