Vitali Klitschko falënderon Abdixhikun për mbështetje ndaj Ukrainës, kreu i LDK-së i kërkon njohjen

Kryetari i qytetit të Kievit, Vitali Klitschko, ka falënderuar kryetarin e LDK’së Lumit Abdixhiku, për mbështetjen e shtetit të Kosovës i ka dhënë Ukrainës. Abdixhiku i ka shprehur mirënjohje Klitschkos dhe ka theksuar se Kosova – “si një shtet që ka kaluar një periudhë të ngjashme sfidash” – e sheh rëndësinë e mbështetjes për një…

Lajme

29/04/2025 18:29

Kryetari i qytetit të Kievit, Vitali Klitschko, ka falënderuar kryetarin e LDK’së Lumit Abdixhiku, për mbështetjen e shtetit të Kosovës i ka dhënë Ukrainës.

Abdixhiku i ka shprehur mirënjohje Klitschkos dhe ka theksuar se Kosova – “si një shtet që ka kaluar një periudhë të ngjashme sfidash” – e sheh rëndësinë e mbështetjes për një vend të pavarur që po lufton për mbrojtjen e sovranitetit të tij.

Abdixhiku gjithashtu ka kërkuar nga autoritetet ukrainase njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ai tha se njohja e Kosovës nga Ukraina do të shënonte një moment historik dhe do të forconte marrëdhëniet mes dy vendeve.

Abdixhiku dhe Klitschko janë takuar në punimet e Kongresit të EPP-së që po mbahet në Spanjë.