Virusi pornografik që po shpërndahet në Facebook

Më shumë se 110,000 përdorues të Facebook janë infektuar nga një virus i rëndë që është përhapur në rrjetin social.

Auto & Tek

07/02/2015 18:11

Ky virus mashtron përdoruesit kinse po ju jep atyre një përditësim për programin ‘Flash Player’, por në fakt ai infekton kompjuterin me virusin Trojan i cili lejon krijuesin e tij që të merr kontroll mbi kompjuterin.

Përderisa kemi parë se miqtë tanë në Facebook kanë shpërndarë linçe me përmbajtje pornografike duke i etiketuar edhe të tjerët në postim, ky virus arriti shkallën e tij të lartë të mashtrimit ndaj përdoruesve të Facebook, transmeton Lajmi.net.

Ky virus përhapet vetë përmes linçeve të videove pornografike që lejon më pas të shpërndahet në llogarinë e personit i cili është infektuar dhe më pas etiketon automatikisht rreth 15-20 miq në Facebook.

Pasi që të klikohet në këtë video, klikuesit do të marrin një parashikim të një video porno e cila ndalet gjatë luajtjes dhe kërkon që të instalohet një Flash Player i rremë, transmeton Lajmi.net.

Menjëherë pasi që përdoruesi e shkarkon dhe ai ekzekutohet në sistemin e kompjuterit, ai kompjuter infektohet. Andaj mos bini pre e këtij virusi.