‘Virusi’ FIFA ndal Ozilin
Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil është në dyshim për ndeshjen e fundjavës kundër Norwichit në Premierligë, për shkak të një lëndimi që pësoi në fitoren e Gjermanisë ndaj Suedisë me rezultat 5-3 të martën, në ballafaqimin e fundit në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin botëror 2014. Arsenali ndeshet me Norwichin në Emirates Stadium të shtunën,…
Sport
Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil është në dyshim për ndeshjen e fundjavës kundër Norwichit në Premierligë, për shkak të një lëndimi që pësoi në fitoren e Gjermanisë ndaj Suedisë me rezultat 5-3 të martën, në ballafaqimin e fundit në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin botëror 2014.
Arsenali ndeshet me Norwichin në Emirates Stadium të shtunën, dhe menaxheri Arsene Wenger ka arsye për të qenë i brengosur me formën fizike të Ozilit, raporton The Guardian.
Ylli gjerman u zëvendësua nga Julian Draxler pasi pësoi dëmtimin, që ende nuk dihet saktë se për çka bëhet fjalë.
Ozil realizoi golin e parë për Gjermaninë dhe asistoi për shënimin e Mario Gotzes, para se Andre Schurrle të realizojë het-trik në fitoren e mysafirëve.