Vinicius Junior ndaj Shakhtarit rikrijoi golin e CR7 kundër Galatasaray

Dje, Real Madrid shënoi fitore të thellë 0 - 5 në udhëtim te Shakhtar Donetsk.

Sport

20/10/2021 09:04

Sulmuesi Vinicius Junior ishte më i miri në këtë përballje duke shënuar dy herë dhe asistuar një herë për Rodrygon, shkruan lajmi.net.

Por, ajo që kishte vëmendjen e Vinicus ishte te goli i tretë i Realit, ku dribloi katër futbollistë pastaj shënoi.

Ky gol, ishte identik si i legjendës së klubit, Cristiano Ronaldo që shënoi para disa viteve ndaj Galatasaray.

Ndërkohë, Real Madrid në përballjen e radhës luan ndaj rivalit të përbetuar, Barcelonës./Lajmi.net/