Vinicius Junior me dedikim të veçantë pas dy golave ndaj Shakhtarit

Real Madrid dje shënoi fitore të thellë në udhëtim te Shakhtar me rezultat 0 - 5.

Sport

20/10/2021 14:01

Ylli i “Los Blancos”, Vinicius Junior ishte në top formë duke shënuar dy herë dhe asistuar te një tjetër, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi ka shënuar shtatë gola në 11 ndeshje në të gjitha garat dhe vazhdon të mahnitë këtë sezon.

Ancelotti sigurisht ka luajtur rol të madh në formën e lartë të Vinicius dhe ky i fundit ia dedikoi dy golat në fitoren e djeshme.

“Ato ishin për trajnerin. Ai gjithmonë me kërkon të shënojë më shumë gola dhe të jem në vendin e duhur”.

“Ndonjëherë dështoi dhe ai gjithmonë më thotë ‘Do të të largojë nga fusha, unë do të zëvendësojë tani’. Unë duhet të vazhdojë të shënojë gola për ne”.

Vinicius është bërë një ndër lojtarët e paprekshëm te gjiganti spanjoll dhe pritet që të jetë titullar edhe ndaj Barcelonës në “Camp Nou” vikendin e ardhshëm./Lajmi.net/