Vinicius Jr dëshiron ta shkëpusë bashkëpunimin me Nike

Brendi botëror i veshjeve sportive, Nike, mund të humb bashkëpunimin me Vinicius Jr. Lojtari i Real Madrid dhe kombëtares së Brazilit ka bashkëpunuar me Nike që kur ishte 13-vjeçar, por së fundmi situata nuk është më e mira e mundshme. Sipas raportimeve të ‘AS’, Vini po synon të shkëpusë marrëveshjen me Nike, përcjell lajmi.net. Braziliani…

Sport

06/12/2022 10:34

Brendi botëror i veshjeve sportive, Nike, mund të humb bashkëpunimin me Vinicius Jr.

Lojtari i Real Madrid dhe kombëtares së Brazilit ka bashkëpunuar me Nike që kur ishte 13-vjeçar, por së fundmi situata nuk është më e mira e mundshme.

Sipas raportimeve të ‘AS’, Vini po synon të shkëpusë marrëveshjen me Nike, përcjell lajmi.net.

Braziliani beson se po trajtohet në mënyrë jo të barabartë me figurat tjera që përfaqësojnë Nike.

Vini Jr u mërzit edhe më shumë kur së fundmi doli me atletet sportive ‘Mercurial’, të koleksionit të vjetër. Kjo e bëri të ndihet edhe më i nënvlerësuar.

Mbetet të shihet se cilët do të jenë hapat që ndërmerr anësori brazilian i Realit. /Lajmi.net/