Vinicius Jr – Benzemas: Fituam Spanjën, Evropën, dhe botën bashkë

Vinicius Jr ka një mesazh të ngrohtë për Karim Benzema, pasi ky i fundit sot do luajë ndeshjen e fundit me Realin. Real Madridi sot njoftoi që ‘Topi i Artë’ do të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’. Benzema do largohet si një legjendë e klubit, duke fituar plot 25 trofe me gjigantin spanjoll, përcjellë lajmi.net. Ai…

Sport

04/06/2023 14:51

Vinicius Jr ka një mesazh të ngrohtë për Karim Benzema, pasi ky i fundit sot do luajë ndeshjen e fundit me Realin.

Real Madridi sot njoftoi që ‘Topi i Artë’ do të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’.

Benzema do largohet si një legjendë e klubit, duke fituar plot 25 trofe me gjigantin spanjoll, përcjellë lajmi.net.

Ai është një lojtar i dashur për bashkëlojtarët e tij, teksa më shumë për Vinicius Junior.

Sulmuesi francez ka qëndruar pranë tij që nga momenti i tij i parë në kampin madrilenë dhe për këtë e ka falënderuar publikisht atë.

Të dy madje kanë qenë kyç në sukseset e Real Madridit në sezonin që lamë pas.

“Benzvini..Vinzema…si do që të jetë. Rezultati ka qenë gjithmonë I njëjti: gola, të qeshura, tituj, dhe mbi të gjitha, mësime”

“Kur djaloshi nga Sao Gonçalo, tepër i marrshëm, arriti në Madrid më 2018, ti ishte i pari që më mirëprite. Nuk do ta harroj kurrë”.

“Jam rritur me ty. Fituam Spanjën, Evropën, dhe botën bashkë. Dhe pata mundësinë ta duartrokas Topin tënd të Artë me krenari të madhe”.

“Ne e përfunduam këtë ‘Dyshen e zezë’ në jetën reale sot, mirëpo unë gjithmonë do t’i kem videot tona si frymëzimë dhe kujtimet e një kohe të paharrueshme”, ka shkruar Vini në rrjetet e tij sociale./Lajmi.net/