Vin Diesel pret fëmijën e tretë
Bashkëshortja e aktorit të njohur Vin Diesel, Paloma Jimenez, në muajin prill pritet të sjell në jetë fëmijën e tretë të Vin Diesel
ShowBiz
Vin Diesel dhe bashkëshortja e tij Paloma Jimenez presin fëmijën e tretë. Siç raporton Hollywood Reporter, aktori dëshiron të jetë pranë bashkëshortes kur fëmija të lindë.
“Ai dëshiron të jetë pranë saj kur në momentin e lindjes. Kjo është e mrekullueshme”, ka thënë një burim për Hollywood Reporter.
Ndërkaq duhet theksuar se vetë aktori nuk ka treguar ende asgjë rreth shtatzënisë së Plaomës. Lajmi.net