Villas-Boas konfirmon: Sanson largohet

Trajneri i Olympique de Marseille, Andre Villas-Boas, ka konfirmuar largimin e Morgan Sanson tek Aston Villa.

Sport

24/01/2021 09:13

Morgan Sanson shquhet si njëri nga mesfushorët më të mirë në Ligue 1, dhe javën e fundit spekulohej se Aston Villa kishte siguruar shërbimet e tij por që nuk kisthe asgjë zyrtare, transmeton lajmi.net.

Marseille e humbi ndeshjen ndaj Monacos, në ndeshje nuk u paraqit Sanson, dhe gazetarët pyetën teknikun portugez për mungesën e tij.

“Sanson nuk kishte ndërmend të luante, pasi klubi vendosi ta linte të shkonte. E pyeta Morganin nëse e kishte mendjen për të luajtur. Ai tha ‘Zotëri, kjo është e vështirë për mua'”, tha ai.

“Kështu që i thashë se po e lija jashtë ndeshjes. Dhe pastaj ai u largua nga grumbullimi i ekipit dhe klubi e lejoi atë të largohej për në Aston Villa”, shtoi ai.

Sanson do të transferohet në Aston Villa për një shumë prej 18 milionë euro./Lajmi.net/