Villarreal fiton ndaj Barcës për herë të parë në 28 ndeshjet e fundit, shkon në ‘Conference League’ – ‘Blaugrana’ e mbyllin sezonin me humbje

Barcelona e ka mbyllur me humbje sezonin 2021/22 në La Liga.

Sport

22/05/2022 23:54

Skuadra e Xavi Hernandez është mposhtur me rezultatin 0:2 në ndeshjen e fundit të sezonit, në ndeshjen ndaj Villarreal, shkruan lajmi.net.

Katalanët administruan mirë në pjesën e parë, por një moment i kapi në befasi mbrojtjen e Barcës, për të bërë që Pedraza të shënonte për 0:1 (41’).

Në pjesën e dytë, Adama Traore dha një asist perfekt për kundërshtarin e tij, Gomez, i cili shënoi për 0:2 duke shuar shpresat e Barcës për ndonjë pikë në ndeshjen e fundit.

Villarreal me këtë fitore shkon në kuotën e 59 pikëve, dhe mban pozitën e shtatë pas 38 xhirove, duke luajtur kështu sezonin tjetër në ‘Conference League’.

Barcelona e mbyll në pozitën e dytë, me 73 pikë, dy më shumë sesa Atletico dhe tri më shumë sesa Sevilla.  /Lajmi.net/