Vila luksoze e Ilir Metës me 2000 m2 oborr, 10 wc + 1 për macen (Foto)

Vila e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit ka një shpenzim prrallor. 2000 m2 oborr me ullinj dhe palma gjigande që u sollën me helikopter nga madhësia si dhe brenda në vilë ndodhen 11 WC. Mobilimi kushton mbi 400 mijë euro.

Lajme

17/06/2017 10:00

Kjo është thjesht vila për fundjava sepse ata jetojnë në një pallat 5 katësh ku 4 kate janë banesa e tyre në qendër të Tiranës në zonën e bllokut. Kjo është një foto e bërë gjatë një interviste të dhënë për mediat nga bashkëshortja e kreut të LSI, Kryemadhi, e cila është edhe deputete. Sipas Monikës edhe macja ka tualetin e veçantë për të kryer nevojat personale.

Bëhet fjalë për shtëpinë në Gjirin e Lalzit të Metës. Disa ditë më parë pamë festën faraonike të Metës për ditëlindjen e tij në këtë zonë turistike, shpenzimet e së cilës kanë kaluar 500 mijë eurot. Tani, po shihni se si është arreduar nga brenda kjo vilë luksoze ku vetëm kolltuqet “skavolini” kushtojnë 32.000 euro.

30-10-2015-11-34-03 vilamonika-sonila

136961-300x121 136962-300x118 136967-300x121

136965-300x120