Viktimat e aksidentit mbrëmë në Çubrel nga e njëjta familje, njëri nga ta kuzhinier në një prej hoteleve të njohura në Pejë

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në rrugën magjistrale Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Çubrel u mori jetën tre personave dhe të lënduar mbetën katër ët tjerë, në mesin e tyre tre zyrtarë policorë. Viktimat që humbën jetën në këtë aksident janë nga e njëjta familje: Zarife Gashi rreth 70 vjeçare, Agim Gashi rreh…

Lajme

27/01/2025 11:54

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në rrugën magjistrale Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Çubrel u mori jetën tre personave dhe të lënduar mbetën katër ët tjerë, në mesin e tyre tre zyrtarë policorë.

Viktimat që humbën jetën në këtë aksident janë nga e njëjta familje: Zarife Gashi rreth 70 vjeçare, Agim Gashi rreh 50 vjeç dhe Gyltene Gashi 48 vjeçare.

E njëri nga viktimat e këtij aksidenti, saktësisht  Agim Gashi, i cili vdiq mbrëmë punonte si kuzhinier në Hotel “Dukagjini” në Pejë.

E menaxhmenti  dhe stafi i Hotelit “Dukagjinit”, e kanë kujtuar atë, duke thënë se largimi i papritur i tij, ka lënë boshllëk të madh në zemrat e tyre.

“Me hidhërim të thellë shprehim ngushëllimet tona për ndarjen tragjike nga jeta të kolegut tonë të dashur, Agim Gashi, i cili humbi jetën së bashku me gruan dhe nënën e tij në një aksident të rëndë. Agimi ishte një profesionist i shkëlqyer dhe një njeri me zemër të madhe, që la gjurmë të pashlyeshme në hoteleri dhe gastronomi. Largimi i tij i papritur ka lënë një boshllëk të madh në zemrat tona. Menaxhmenti dhe stafi i Hotelit “Dukagjini” ndajnë dhimbjen me familjen dhe miqtë e tij. Kujtimi i tij dhe i të dashurve të tij do të mbetet i përjetshëm”, thuhet në kujtimin e menaxhmentit të Hotel “Dukagjini”./Lajmi.net/