Viktima e dhunimit në Ferizaj ishte e mitur, Prokuroria jep detaje
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që dyshohet se ka dhunuar një vajzë në janar të këtij viti në Ferizaj. Lajmin për këtë e ka dhënë Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, shkrua lajmi.net. “Ferizaj , Janar 2025. Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin…

Lajme
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që dyshohet se ka dhunuar një vajzë në janar të këtij viti në Ferizaj.
Lajmin për këtë e ka dhënë Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, shkrua lajmi.net.
“Ferizaj , Janar 2025. Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Detaje për rastin ka dhënë edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj.
Siç njofton Prokuroria, viktima e dhunimit ka qenë e mitur e moshës 14-16 vjeçare.
“Prokurori i Shtetit njofton se i pandehuri E.H. është ndaluar në lidhje me rastin e dhunimit të një të miture të moshës 14-16 vjeçare në Ferizaj, për dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas nenit 227, paragrafi 6, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj.
Nga ky institucion, gjithashtu kanë njoftuar se Prokurori i Shtetit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj brenda afatit të parashikuar. /Lajmi.net/