Vidhnin vetura luksoze dhe i dorëzonin në Shqipëri- sekuestrohen dy prej tyre në vlerë 110 mijë euro
Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët vidhnin automjete luksoze në Itali dhe i sillnin në Shqipëri. Policia ka sekuestruar dy automjete, në vlerë 110 mijë euro. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruar për dy automjete të cilët ishin…
Lajme
Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët vidhnin automjete luksoze në Itali dhe i sillnin në Shqipëri.
Policia ka sekuestruar dy automjete, në vlerë 110 mijë euro.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruar për dy automjete të cilët ishin trafikuar nga Italia dhe qarkullonin në Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘Stolen Line’.
Në kuadër të operacionit u shpallën në kërkim të shtetasve -G. G, 34 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip ‘Lynk&Co’, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit me qëllim shitjen dhe targimin e tij në Shqipëri si dhe S. S., 40 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip ‘Benz GLC’, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit dhe ndryshimin e numrit të shasisë së këtij automjeti”, thuhet në njoftim.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy automjete, “Benz GLC” dhe “Lynk&Co”, prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 110 000 euro.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për të zbardhur raste të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.