Vidhet guaska e tualetit prej ari, kushton më shumë se pesë milionë euro

Për guaskën e tualetit prej ari, e stolisur me 18 karat, thanë se asnjëherë nuk mund të vidhet. Megjithatë, kjo u demantua nga disa hajdutë.

Fun

15/09/2019 12:36

Ditën e djeshme, një grup banditësh të ‘nivelit profesional’ vodhën guaskën e tualetit me vlerë prej më shumë se 5 milionë eurosh në Pallatin e Blenheim-it në Oksfordshir të Anglisë, transmeton lajmi.net.

Mjeti ishte instaluar në vendlindjen e Winston Churchill, si pjesë e një ekspozite të artit të profilit të lartë që u hap ditën e djeshme.

Në orët e para të ditës së djeshme, policia u njoftua se në shtëpinë hijerëndë të Oksfordshirit është vjedhur guaska 18-karatëshe. Si rrjedhojë e aksionit kriminal, grupi i implikuar kishte dëmtuar gypat e ujit dhe kishte shkaktuar dëmtime të mëdha.

Burimet brenda pronës thanë se banda përdori një automjet të rëndë, që besohet të ishte 4×4, për të prishur një portë të madhe metalike në pronë dhe për të hyrë në pallat.

Sidoqoftë, mënyra se si hajdutët lëvizën mjetin e rëndë mbetet ende një mister. /Lajmi.net/