Videoja tregon momentin kur ‘Ferrari 488 Pista’ thyen rekord shpejtësie

'Ferrari 488 Pista' ka thyer një rekord shpejtësie një-xhiroshe, të cilin deri më tani po e mbante Lamborghini Aventador SVJ.

Auto & Tek

17/06/2019 22:27

Vetura tetë-cilindërshe, me turbo binjake, arriti të bëjë një xhiro për 1:45.9 në qarkun e Grand-Pirx, transmeton lajmi.net.

Koha e arritur nga vetura e prodhuar nga ‘Ferrari’ është vetëm 1.4 sekonda më e shpejtë sesa rekordi i mëparshëm, i mbajtur nga rivali ‘Aventador SVJ’.

Tërë këtë shpejtësi, modelit të Ferrarit ia mundësoi motori i tipit V8, që i ndihmon të prodhojë 710 kuaj-fuqi dhe të arrijë 100 km/h për 2.85 sekonda.

Ndiqeni videon e mëposhtme për ta parë momentin e thyerjes së rekordit. /Lajmi.net/

YouTube player