Videoja që tregon veturën me dy mijë kuaj-fuqi duke e “çarë” tokën
Fillimisht pritej të lansohej përgjatë këtij viti, por se për shkak të pandemisë makina elektrike Lotus Evija u shtye për lansim për vitin 2021.
Auto & Tek
Sidoqoftë, për t’i mbajtur “hormonet” në nivel të entuziastëve të makinës, Lotus ka lansuar një video të modelit Evija duke u testuar për shpejtësi rrugëve të Anglisë, shkruan CarBuzz, transmeton lajmi.net.
Pas timonit qëndron Gavan Kershaw, Drejtor i Atributeve të Automjeteve të Lotus-it, i cili ofron detaje të reja lidhur me makinën elektrike.
Sipas tij, vetura posedon dy mijë kuaj-fuqi, si dhe do ketë pesë nivele të ndryshme shpejtësie.
Veturës i është etiketuar një çmim prej dy milionë dollarësh. /Lajmi.net/