Videoja që tregon pilotin duke u konvertuar në Islam gjatë fluturimit mbi Mekë

Një pilot, identiteti i të cilit ende nuk u mësua, u xhirua duke marrë një betim të veçantë islamik që demonstron angazhimin e tij të ri ndaj Allahut (perëndisë së myslimanëve), në lartësi 5.500 metra mbi Lindjen e Mesme.

Fun

18/11/2018 20:34

Një klip i shkurtër tregon një burrë – duke veshur një uniformë fluturuese – që mban gishtin e tij të dorës në ajër, pasi përsërit betimin, transmeton lajmi.net.

Një tjetër njeri, i cili filmonte, e udhëzon atë nëpërmjet premtimit, duke deklaruar se piloti është nga Brazili.

“Ai do të thotë Shahadetin gjatë fluturimit tonë për Talukën”, vazhdon tutje ai që mundësoi videon.

Menjëherë pasi ai ka mbaruar betimin, shoku i ri i pilotit të konvertuar e përgëzon atë si një musliman të ri. /Lajmi.net/