Videoja që tregon më së miri se si do të duket Samsung Galaxy S10

Një video e lansuar është bërë virale në internet, e cila tregon një version të Samsung Galaxy S10, më pak se një javë përpara lansimit zyrtar.

Auto & Tek

14/02/2019 14:44

Videoja prej 30 sekondash zbulon tiparet kryesore të smartfonit, si skanuesi në ekran i gjurmëve të gishtave dhe kamera me lente të dyfishta, transmeton lajmi.net.

Burime të mëparshme sugjerojnë se Samsung do të përfshijë kamerën inovative ‘selfie’ në Samsung Galaxy S10 Plus – një nga tre versionet e Galaxy S10 që gjigandi i teknologjisë së Koresë së Jugut po planifikon të lansojë javën e ardhshme.

Dy pajisjet e tjera janë standarde, të dy prej të cilave pritet të posedojnë një lente të vetme në pjesën e përparme të telefonit.

Edicioni i dhjetë i përvjetorit të serisë S të smartfonëve Galaxy të Samsung është zbuluar gjithashtu se do të përfshijë një dizajn që akomodon teknologjinë e përparme duke maksimizuar madhësinë e ekranit.

Samsung do të plasojë pajisjet e reja Galaxy më 20 shkurt në eventin që do të mbahet në Los Anxhelos. /Lajmi.net/