Videoja ku këshilltarja hipën mbi shpinën e kryebashkiakut bëhet virale – Këshilltarja: Wow, çfarë kali!
Srasko thotë se kjo video është bërë tre vjet më parë.
Fun
Kryetari i një bashkie në Bosnjë-Hercegovinë, Srasko Stanivukovic, është bërë viral në rrjet, pasi një video tregon se si një këshilltare iu ul mbi shpinën e tij, transmeton lajmi.net.
Sipas “Slobodan Vaskoviç”, vajza në fjalë është Olga Babiç, një punonjëse e Administratës së qytetit, e cila njihet edhe si ‘krahu e tij’ e djathtë.
“Ti drejto shpinën dhe më merr jakën, sikur të ishin frenat e një kali,”- i shpjegoi kryetari, ndërkohë që vajza dëgjohet të thotë: “Wow! Çfarë kali jeni!”.
Nuk dihet se kush e ka filmuar këtë skenë, por duket se vajza ishte shumë e interesuar që të mësonte se si të kalëronte dhe Stanivukovic ishte i gatshëm t’i shpjegonte se si funksionon.
Srasko thotë se kjo video është bërë tre vjet më parë.
Siç thotë ai, regjistrimi nuk është bërë as gjatë mandatit të tij si deputet, apo zgjedhjes për kryetar bashkie.
“Nuk mendoj se ishte as gjatë orarit të punës. Regjistrimi u bë rreth orës 7, 8 të mbrëmjes. E shihni, si shoqja ime ashtu edhe unë kemi qenë së bashku në një luftë politike për një kohë të gjatë, ajo ka qenë me mua për 10, 12 vjet” – tregoi Stanivukovic për TV “Prva”. /Lajmi.net/