Videoja e tropojanit në Irlandë që ka marrë 5 milionë shikime dhe 33 mijë ‘share’

Videoja e momentit kur një shqiptar që jeton në Irlandë shtrin përtokë dy persona ka bërë xhiro në Facebook. Deri tani ajo ka marrë mbi 5 milionë shikime, mbi 33 mijë share dhe mbi 30 mijë komente.

Fun

21/11/2016 22:12

Shqiptari i punësuar në një klub nate në Irlandë për të ruajtur rendinapo për të parandaluar rrëmujën është përleshur me dy të rinj për arsye që nuk dihen.

Ndërkohë një shqiptar bën me dije se ky djalë është tropojan nga

fshati Rrogam. Ai thotë se ka bërë plot 12 vjet shkollë me të dhe e njeh shumë mirë.

Ndërkohë, arsyeja pse kjo video është bërë kaq hit sot është për faktin se nëse duhej apo jo badigardi të dhunonte të rinjtë.

“Kjo video po bën xhiro në Facebook sonte. Disa besojnë se truprojashkoi shumë larg, ndërsa të tjerë mendojnë se ai u vetëmbrojt”, shkruhet në komentin që shoqëron videon.


Tropojani ne Irlande by PanoramaVideo