Video të një fenomeni ajrorë të ‘paidentifikuar’
Zyrtarët amerikanë kanë lëshuar video tronditëse të marra nga pilotët e marinës që tregojnë fenomene ajrore të ‘paidentifikuara’.
Fun
Pamjet e publikuara nga Pentagon të hënën duket se tregojnë objekte fluturuese të paidentifikuara që fluturojnë nëpër qiell ndërsa janë regjistruar në kamerat infra të kuqe, transmeton lajmi.net.
Dy nga klipet përfshijnë reagime të befasishme nga pilotët të cilët qartë janë mahnitur nga se çuditërisht po lëvizin objektet. Një madje dyshon se objekti mund të jetë një dron.
Zyrtarët e marinës më parë i pranuan videot shtatorin e kaluar dhe ato u botuan nga një kompani private para se të publikoheshin zyrtarisht nga Pentagoni. Zëdhënësi i Pentagonit Sue Gough tha se arsyeja pse u publikuan videot zyrtarisht është ‘me qëllim që të pastrojnë çdo ide të gabuar nga publiku nëse pamjet që kanë qarkulluar ishin të vërteta, apo nëse ‘ka apo jo më shumë në video’.
“Pas një rishikimi të plotë, departamenti ka përcaktuar që lëshimi i autorizuar i këtyre videove të paklasifikuara nuk zbulon ndonjë aftësi apo sistem të ndjeshëm dhe nuk imponon ndonjë hetim të mëvonshëm të inkursioneve ushtarake të hapësirës ajrore nga fenomene ajrore të paidentifikuara”. /Lajmi.net/