Video ekskluzive: Veseli teston pajisjet ushtarake amerikane që do t’i ketë Ushtria e Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli po qëndron për vizitë zyrtare në Iowa të SHBA-ve.
Lajme
Gjatë qëndrimit të Veselit atje një ndër takimet më të rëndësishme ishte vizita e tij në kampin ushtarak “Camp Dodge”, kampi kryesor ushtarak që ka bashkëpunim me FSK-në, shkruan lajmi.net.
Vizita e tij në këtë kamp lidhet edhe me formimin e Ushtrisë së Kosovës, që tashmë është caktuar të ndodhë me 14 dhjetor.
Ndër të tjera, Veseli ka testuar edhe pajisjet ushtarake amerikane të cilat do t’i ketë Ushtria e Kosovës e cila votohet javën e ardhshme në Kuvend. /Lajmi.net/
Video ekskluzive: