Vidal arrin në Brazil – gati për t’u zyrtarizuar te Flamengo

Arturo Vidal ka mbërritur në Brazil për ta kompletuar transferimin e tij te Flamengo.

Sport

06/07/2022 23:41

Lojtari shkëputi bashkëpunimin e tij me Interin, anipse kishte edhe një vit kontratë me ta, transmeton lajmi.net.

Minutazha jo shumë e madhe e detyroi kilianin që të kërkojë skuadër të re, pasi për një kohë të gjatë nuk kishte vend në 11-shën startuese te “Zikaltrit”.

 

Në disa video të publikuara së fundi lojtari shihet duke iu nënshkruar autografe tifozëve skuadrës së re, fakt ky që tregon se tashmë gjithçka ka përfunduar sa i përket kësaj çështjeje. /Lajmi.net/