Victoria thyen heshtjen, ja e vërteta e divorcit me David Beckham
Kanë qarkulluar thashetheme në rrjete sociale se çifti po shkojnë drejt ndarjes.
ShowBiz
Thashethemet ishin rritur dhe kjo temë u bë temë diskutimi në medie, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Por, ishte Victoria ajo e cila përmes një statusi në rrjete sociale, ka hedhur poshtë gjitha këto spekulime.
Ish anëtarja e “Spice Girls” shkroi “Përqafimet e mëngjesit dhe shumë dashuri. Të duam dhe na mungon @ davidbeckham. “.
Çifti ishin takuar në një ndeshje futbolli bamirësie në Old Trafford, Mançester në vitin 1997 dhe një vit më vonë kishin bërë publike lidhjen.
Më 4 korrik 1999 pas lindjes së Brooklyn, çifti janë kurorëzuar. /Lajmi.net/