Victor Valdes rikthehet në rolin e trajnerit

Victor Valdes tashmë ka marrë drejtimin e ekipit të Real Avila. Trajneri katalanas dhe ish-portieri i FC Barcelonës dhe Manchester United ka firmosur kontratë me skuadrën abulense deri në fund të sezonit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Pas largimit nga UA Horta në vitin 2021 për t’u fokusuar në projekte të tjera,…

Sport

25/04/2025 13:17

Victor Valdes tashmë ka marrë drejtimin e ekipit të Real Avila. Trajneri katalanas dhe ish-portieri i FC Barcelonës dhe Manchester United ka firmosur kontratë me skuadrën abulense deri në fund të sezonit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Pas largimit nga UA Horta në vitin 2021 për t’u fokusuar në projekte të tjera, Valdes rikthehet në pankinë për të udhëhequr një skuadër që aktualisht ndodhet në vendin e katërt të Grupit 1 të Segunda Federación, pozicion që siguron pjesëmarrje në ‘playoff’ për ngjitje në Primera RFEF.

Në prezantimin e tij si trajner i ri i Real Avila, Valdes sqaroi arsyen e rikthimit të tij në futboll pas një kohe të gjatë.

“Futbolli, dëshira për t’u rikthyer në dinamikën e një dhome zhveshjeje, për të qenë çdo ditë me lojtarët, për t’i ndihmuar në këtë fazë përfundimtare të sezonit. Sfida është e madhe, por gjithashtu shumë motivuese,” u shpreh ai.