Victor Boniface tek Milan – punë e kryer!
AC Milan ka arritur një marrëveshje verbale për transferimin e sulmuesit nigerian Victor Boniface nga Bayer Leverkusen. Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, marrëveshja kap vlerën totale prej 30 milionë eurosh, transmeton lajmi.net Leverkusen ka pranuar një huazim prej 5 milionë eurosh me klauzolë blerjeje prej 24 milionë eurosh, e cila nuk është e detyrueshme dhe…

Sport
AC Milan ka arritur një marrëveshje verbale për transferimin e sulmuesit nigerian Victor Boniface nga Bayer Leverkusen.
Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, marrëveshja kap vlerën totale prej 30 milionë eurosh, transmeton lajmi.net
Leverkusen ka pranuar një huazim prej 5 milionë eurosh me klauzolë blerjeje prej 24 milionë eurosh, e cila nuk është e detyrueshme dhe do të vlejë për verën e vitit 2026.
Boniface pritet të nënshkruajë kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2030, ndërsa tani mbeten vetëm hapat formalë për zyrtarizimin, përfshirë testet mjekësore./lajmi.net/