Veturat elektrike mund të ndikojnë në shkatërrimin e botës

Karikimi i baterive të veturave elektrike janë duke krijuar një mal me mbeturina, që mund të shkaktojë krizë në ndotje globale, sipas disa shkencëtarëve.

Auto & Tek

07/11/2019 22:53

Makinat elektrike janë përshëndetur si një nga teknologjitë kryesore për luftën kundër ndryshimit klimatik, por një studim pretendon se një teknologji e tillë po bën të kundërtën, njofton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Në raport, shkencëtarët nga Universiteti i Birmingemit u bëjnë thirrje qeverive dhe industrisë për veprim, në mënyrë që të zhvillojnë një plan të qëndrueshëm riciklimi për plotësimin e nevojave të mëvonshme.

Në mënyrë që të riciklohen këto bateri në mënyrë të efektshme, sipas Dr. Gavin Harper, autor i studimit, ato duhet të çmontohen dhe rrjedhjet që rezultojnë nga mbetjet të ndahen në pjesët e tyre përbërëse.

Po ashtu, bateritë prej litiumi përmbajnë një numër të metaleve të tjera të vlefshme, si: kobalti, nikeli dhe mangani që mund të ripërdoren, sipas doktor Harper.

Studiuesit sugjerojnë zhvillimin e metodave të shpejta të riparimit dhe riciklimit, veçanërisht duke pasur parasysh që ruajtja në shkallë të gjerë e baterive elektrike është potencialisht e pasigurt. /Lajmi.net/