Vetura që testohej në pistë, besohet të jetë Porsche 911 Carrera GTS që pritet të lansohet së shpejti

Lëvizja me shpejtësi nëpër pistë, tregon se kjo Porsche është shumë e fuqishme, megjithëse nuk dihet saktësisht se cila është.

Auto & Tek

19/03/2020 13:28

Në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë, është parë një Porsche me shumë pjesë të kamufluara, por që besohet të jetë 911 Carrera GTS i ri.

Automotive Mike ka arritur ta regjistronte nga afër, derisa lëvizte me shpejtësi nëpër pistë, ndërsa vërehej një tendosje e madhe e rrotave për asfalti.

Deri më tani, nuk mund të thuhet sigurt nëse është pikërisht gjenerata e katër e Carrera GTS, por zakonisht ky model e zinte këtë pozitë në mes Carerra dhe Carrera S, si dhe tjetrit shumë më të fuqishëm GT3, transmeton Telegrafi.

Stili i grillit, pjesës më të lartë ku vendoset tabela, si dhe ndryshimi i linjave në pjesën e përparme, lënë të kuptohet se është pikërisht Carrera GTS.

Kjo veturë pritet të lansohet së shpejti, pasi zyrtarë nga Porsche kanë bërë të ditur se gjithçka është gati dhe mund të lansohet brenda një kohe të shkurtër.