Vetura më e re nga Lindja e Mesme e cila po i ‘lë pa mend të gjithë’ (FOTO)
Fenyr Supersport dhe Lykan hypersport sapo janë bërë me një vëlla të ri trupmadh.

Auto & Tek
Vetura më e re është luksozja SUV.
Një kompani e vogël e quajtur Zarooq sapo i ka bërë publike planet për ta ndërtuar krijesën e vet, një veturë të quajtur Sand Racer, raporton lajmi.net.
Kjo veturë do ti ketë këto karakteristika: motor 3.5 litra V6 me 305 kuaj-fuqi, por pronarët e lënë të hapur mundësinë edhe të 400 apo 500 kuaj-fuqive.
Për ta ëmbëlsuar marrëveshjen, vetura është e pajisur me transmision automatik me gjashtë shpejtësi, sistem klimatizimi (ajër të kondicionuar ), ndërsa shpejtësinë maksimale e ka të limituar në 124 milje për orë.
Pjesa e brendshme e veturës është e veshur me fije të karbonit, ndërsa karriget janë shumë komfore për ngasje, e në veçanti për ngasje në udhëtime të gjata.
Zarooq do ta debutoj veturën në janar të vitit 2016 dhe çmimin fillestar mund ta ketë përmbi 100,000 dollarë.
Sidoqoftë, lajmi.net i sjell për ju disa fotografi se si do duket kjo bishë.
/lajmi.net