Vetura e re e serisë A4 të ‘Audi’-së në dizell; Tri litra në 100 kilometra
Dizell në vend të Benzin për veturat e reja të serisë A4 të Audisë.
Auto & Tek
Përderisa prodhuesit e tjerë të veturave e kanë limituar prodhimin e serive me sistem dizell, vetura top e markës gjermane Audi do të jetë një kombinim mes eletrikës dhe turbodizellit, transmeton lajmi.net.
Kompania në fjalë parasheh që harxhimet mos të jenë të mëdha dhe parashihet që tri litra të jenë të afta të mjaftojnë për 100 km distancë.
Shpejtësia e lëvizjes së kësaj veture pritet të jetë 250 km/h. Ndërkohë, shpejtësia prej 100 km/h do pritet të kapet prej 4.8 sekondash.
Seria sportive e A4, RS 4 do të prodhohet vitin e ardhshëm, shkruan e përditshmja zvicerane ‘Blick’.
Çmimi fillestar i serive do të jetë nga 47 mijë euro, gjersa S4 do të arrijë çmimin 80 mijë sosh. /Lajmi.net/