Vetura e re e ‘Jaguar’-it arrin 100 km/h për më pak se dy sekonda
I përshkruar si një 'super-veturë', Coupé do të ketë në posedim një motor 750kW me 1.000 kuaj fuqi, i aftë të arrijë 100 km në orë në më pak se dy sekonda.
Auto & Tek
Ai gjithashtu do të jetë në gjendje të arrijë shpejtësinë më të lartë prej më shumë se 320 km/h, transmeton lajmi.net.
Mjeti gjithashtu do të shfaqë një ekran futuristik të panelit holografik, i cili mund të përshtatë informacionin për vozitësit, në varësi të vendit ku janë dhe çfarë po bëjnë.
Por, mënyra e vetme për ta vozitur atë është nëpërmjet video-lojës Gran Turismo, sipas një raporti nga ‘The Verge’.
Coupé është vetura më e re në Vision Gran Turismo, një veçori që u prezantua në Gran Turismo 6 të vitit 2013 në PlayStation 3, dhe vazhdoi në 2017-ën Gran Turismo Sport për PlayStation 4.
Kompania prodhuese e makinave ende nuk ka bërë të ditur nëse është në gjendje ta realizojë një veturë të tillë edhe në realitet, pavarësisht se skicat për prodhimin e një mjeti lëvizës të tillë ekziston. /Lajmi.net/
