Vetura e re 4-milionëshe që po “çmend” të gjithë

Kompania prodhuese e automobilave 'Pagani' ka lansuar modelin special 'Huayra Roadster BC'.

Auto & Tek

01/08/2019 10:01

Vetura pa çati posedon një motor 6.0-litërsh të tipit V12, i cili i ndihmon prodhimit të ‘Paganit’ të arrijë 791 kuaj-fuqi, transmeton lajmi.net.

Ndër të tjera, ‘Huayra Roadster BC’ gjithashtu ka një ndërrues shpejtësish automatik me shtatë mundësi, me një hidraulik elektrik.

Për sa i përket fibrës së karbonit, vetura përdorë një kompozicion të karbonit që është më i lehtë, duke e bërë atë të peshojë gjithsej 1,250 kilogramë.

Çmimi i cili do t’i mbartet veturës do jetë tejët astronomik, pavarësisht se arsyetohet falë përformancës së jashtëzakonshme.

Nuk dihet data zyrtare e lansimit të kësaj super-makine. /Lajmi.net/