Vettel si Schumacher

Sebastian Vettel e mbylli sezonin në Formula 1 duke fituar garën për Çmimin e Madh të Brazilit të dielën, dhe barazoi rekordin e legjendës gjermane Michael Schumacher prej 13 fitoresh brenda një viti. Ai po ashtu bëri atë që kishte bërë Alberto Ascari, me nëntë fitore të njëpasnjëshme. Kolegu i Vettelit nga Red Bull, Mark…

Sport

24/11/2013 18:11

Sebastian Vettel e mbylli sezonin në Formula 1 duke fituar garën për Çmimin e Madh të Brazilit të dielën, dhe barazoi rekordin e legjendës gjermane Michael Schumacher prej 13 fitoresh brenda një viti.

Ai po ashtu bëri atë që kishte bërë Alberto Ascari, me nëntë fitore të njëpasnjëshme. Kolegu i Vettelit nga Red Bull, Mark Webber përfundoi i dyti në garën e tij të fundit në Formula 1. Fernando Alonso në Ferrari e kompletoi podiumin.

Vettel, i cili e kishte siguruar më herët titullin e tij të katërt të njëpasnjëshëm në Formula 1, u tejkalua nga Nico Rosberg në Mercedes në fillim të garës por e riktheu pozitën e parë në xhiron e dytë dhe i sigurt shkoi drejt fitores në Brazil, e 39’ta e tij në karrierë.

Ai hyri në cak 10.4 sekonda para Webberit.