Vettel niset i pari në Monza

Ngasësi i Red Bullit, kampioni në fuqi Sebastian Vettel, do të niset si i pari në garën për Çmimin e Madh të Italisë në Monza. Atij në radhën e parë do t’i bëjë shoqëri kolegu Mark Webber. Sebastian Vettel regjistroi kohën më të shpejtë në kualifikime për garën për Çmimin e Madh të Italisë në…

Sport

07/09/2013 15:34

Ngasësi i Red Bullit, kampioni në fuqi Sebastian Vettel, do të niset si i pari në garën për Çmimin e Madh të Italisë në Monza. Atij në radhën e parë do t’i bëjë shoqëri kolegu Mark Webber.

Sebastian Vettel regjistroi kohën më të shpejtë në kualifikime për garën për Çmimin e Madh të Italisë në Monza në Formula 1.

Ngasësi gjerman do të niset i pari, para kolegut të tij nga Red Bull, Mark Webber.

Nico Hulkenberg në Sauber befasoi duke dalë i treti kurse Fernando Alonso në Ferrarri nuk arriti më tepër se pozita e pestë, prapa kolegut të tij Felipe Massa.

Ngasësi i Mercedesit, Lewis Hamilton përfundoi i 12-ti, para Kimi Raikkonenit në Lotus. Kjo ishte hera e parë pas 67 garash që Hamilton nuk arriti të hyjë në fazën finale të kualifikimeve.