Vetëvritet për një arsye shumë të dhimbshme
Një 31 vjeçare italiane e ka vrarë vetën pasi disa imazhe eksplicite dhe video të saj kanë qarkulluar në internet nepër gjithë vendin.
Fun
Pamjet e Tiziana Kantone, duke bërë marrëdhënie seksuale me një njeri ishin ngarkuar në internet në vitin 2015.
Kantone kishte filmuar vetën duke bërë seks me të dashurin e saj të ri e pastaj videon i’a ka dërguar ish të dashurit, shkruan Blitz Quotidiano, përcjell lajmi.net
Prokurori Francesco Greco, ka hapur një rast për vdekjen e saj e cila erdhi një vit më vonë e që dyshohet të ketë ndodhur pasi videoja e saj filloi të qarkullonte nepër të gjitha rrjetet sociale.
Shoqja e saj, Teresa Petrosino ka thënë për Corriere della Sera se shoqja e saj ishte e shkatërruar nga ndodhitë.
“Turp për të gjithë ata që e kanë sharë dhe ofenduar, derisa fshehurazi i kanë parë pamjet. Nuk mund të kuptoj se si dikush mund të sillet aq ashpër me dikë që nuk ka asnjë faj”, shprehet Petrosino.
Edhe pse video ishte hequr nga Kantone, si duket dikush e ka ruajtur dhe edhe pasi ajo e ka larguar, përsëri është shfaqur duke qarkulluar me të madhe, e kjo gjë ka ndikuar që ajo të vetëvritet./lajmi.net