Vetëvritet L’Wren Scott, e dashura e Mick Jagger

L'Wren Scott, e dashura e këngëtarit Mick Jagger u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Manhattan, ditën e hënë.

ShowBiz

18/03/2014 07:57

Dizajnuesja e modës, e cila ishte 47 vjeçare, e kishte vetëvrarë vetën dhe policia ka konfirmuar se shkaqet e vetëvrasjese janë ende të panjohura.

Ndonëse thuhej se këngëtari dhe dizajnuesja e modës ishin shumë të lidhur mes veti, Mick Jagger, u pa tërësisht i shkattërruar pasi mësoi lajmin e hidhur.

“Scott ishte e pajetë në momentin e mbërritjes së ndihmës së shpejtë. Hetimet janë në vazhdim dhe jemi në pritje të përcaktimit të autopsisë për vdekjen e saj”, deklaroi një burim për “Daily Mail”.